“Ju tregoj skuadrën që na hap probleme në Superiore”, titullari i Partizanit sqaron të ardhmen: Në fund të sezonit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 10:42

“Ju tregoj skuadrën që na hap probleme në Superiore”, titullari i Partizanit sqaron të ardhmen: Në fund të sezonit…

Eneo Bitri është një titullar i padiskutueshëm këtë sezon te Partizani, ku ka treguar paraqitje shumë të mira. Trajneri Ilir Daja, i ka besuar futbollistit në shumicën e ndeshjeve të kampionatit nga minuta e parë. Për “Zona Gol”, Bitri është shprehur se në fund të sezonit i përfundon kontrata dhe do flasë me klubin për të ardhmen.

bitri

“Sezonin e kaluar kam vërë një kampionat të mirë dhe këtë sezon e kam merituar të jem titullar. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bastoni te Interi, te cilit Konte i dha besim dhe ai po e tregon veten.

Fitorja me Bylisin? Nuk ishte e lehtë, pasi lojtarët e Bylisit na markonin në një kundër një dhe ishte e vështirë të dilnim. Ndodhi një gabim në prapavijë, pro shyqyr që Hoxha e priti. Ishte një pasim për Hakajn, por e gabova. Kemi pasur një ngërç të vogël dhe as vetë nuk e kuptuam si ndodhnin këto situata. Besoj se me këtë ndeshje që kemi bërë do të jemi afër me objektivin që kemi.

Sezoni aktual? Ne brenda ekipit i dinim cilësitë që kemi. Dublimet më shumë kanë qenë në qendër, pasi nga krahët nuk kemi pasur shumë alternativa.

Unë e kam thënë që Teuta është skuadra që na hap më shumë probleme, pasi kanë lojtarë me eksperiencë. Unë kam objektiv të dal kampion me Partizanin. Në fund të sezonit më përfundon kontrata dhe do të flas me klubin për këtë. Dëshira është të qëndroj te Partizani, por kalimi jashtë do të ishte një plus.”, tha Bitri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"