Jo vetëm Selmani, një tjetër futbollist largohet nga Laçi. Ja situata në kampin kurbinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 18:03

Jo vetëm Selmani, një tjetër futbollist largohet nga Laçi. Ja situata në kampin kurbinas

Pas qendërmbrojtësit Adolf Selmani, largimi i radhës nga Laçi është mesfushori i krahut, Klejdi Rapo. Në fakt, prej ditësh lojtari korçar nuk po stërvitet me ekipin, por nga ana e klubit nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për prishjen e marrëveshjes.

Rapo

Gjithsesi, “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se Rapo nuk është më pjesë e Laçit. Mësohet se ai ka kërkuar letrat në klub dhe është larguar kësisoj para se të mbyllet ky sezon. Mesfushori erdhi si një përforcim që mund të shpërthente me kurbinasit në Superiore, pasi më parë kishte bërë mirë në Kategorinë e Parë me Devollin dhe Pogradecin.

26-vjeçari luajti vetëm 4 ndeshje këtë kampionat me fanellën bardhezi, nga të cilat dy herë si titullar në fitoren 1-0 kundër Teutës dhe barazimin 1-1 në javën e parë të kampionatit ndaj Bylisit. Ndërkohë, në ndeshjen e së dielës që kurbinasit kanë me ballshiotët, krahas largimeve të fundit dhe dënimit të Erhun Obanorit, trajneri Shpëtim Duro nuk do të ketë të gatshëm as mesfushorin Regi Lushkja, i cili mësohet se ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"