Jo vetëm Sane, Bajerni mendon goditjen e bujshme në merkato. Gjermanët gati të rrëmbejnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2019 | 8:35

Jo vetëm Sane, Bajerni mendon goditjen e bujshme në merkato. Gjermanët gati të rrëmbejnë…

Largimi i Leroi Sanesë nga Mançester Siti është i pashmangshëm teksa gjermani pret të rikuperohet 100% nga dëmtimi i tij në gju për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë. Ata ishin shumë pranë marrëveshjes me anglezët për lojtarin, por në fund ai u dëmtua dhe transferimi dështoi.

sane-1024x617

Ndërkohë, sipas “Daily Mail”, gjermanët nuk janë interesuar vetëm për Sanenë, por edhe për sulmuesin brazilian, Gabriel Zhezus. Për Sitin lojtari nuk është i pashitshëm dhe sipas tyre nëse gjermanët do të ishin të gatshëm për të paguar 100 milionë paund për të ose 115 milionë euro, lojtari mund të bëhet i tyri.

Një mundësi që Bajerni pritet ta shqyrtojë në muajt e ardhshëm edhe pse për momentin ata janë shumë të kënaqur me Robert Levandovskin, i cili ka shënuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit për skuadrën e tij, duke u bërë lojtari më i rëndësishëm për bavarezët. Por në Mynih janë duke menduar për skuadrën e së ardhmes, e cila duhet të sjellë trofeun e Champions-it në Gjermani, një trofe që mungon prej shumë vitesh.

gabriel zhesus

Dhe për këtë duhet që në skuadër të afrohen lojtarë që mund të bëjnë diferencën, edhe pse te kampionët nuk kanë munguar asnjëherë yjet, Bajerni kërkon të përforcohet akoma më shumë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"