“Jo më kampionate dhe Ligë Kampionesh, por… “, presidenti Perez sjell propozimin më të pazakontë në historinë e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 20:43

“Jo më kampionate dhe Ligë Kampionesh, por… “, presidenti Perez sjell propozimin më të pazakontë në historinë e futbollit

Futbolli ka dëgjuar nga propozimet më të çuditshme gjatë viteve të fundit. Këtë herë, Real Madridi propozon krijimin e një kampionati të posaçëm me klubet më të fuqishme të Europës.

http___com.ft.imagepublish.upp-prod-us.s3.amazonaws

Mediat e huaja raportojnë se presidenti i 13-herë kampionëve të Europës Florentino Perez i ka dërguar projektin e çmendur presidentit të FIFA-s Xhani Infantino dhe disa prej klubeve më të fuqishme të botës. Spanjolli propozon që të krijohet një kampionat me dy kategori, ku secila do të ketë nga 20 ekipe.

Në këtë mënyrë, synohet që t’i jepet fund kampionateve kombëtare dhe eventeve të futbollit europian si Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës.

Ky kampionat do të përbëhet me ekipe të 5 ligave më të fuqishme të botës: Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë. Nëpërmjet kësaj nisme, synohet pasurimi i mëtejshëm i klubeve më të fuqishme financiarisht në botë. Aludohet se ky projekt mund të marrë jetë në vitin 2024.

Megjithatë, kundërshtimet nga këtij propozimi nuk kanë munguar. I pari ka qenë presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili e ka konsideruar si ‘’plan të çmendur’’.

Florentino-696x464

‘’Kam lexuar për këtë plan të çmendur. Nëse raportimet e mediave duhet të besohen, këto propozime vijnë vetëm nga një president klubi, as nga pronari as nga ndonjë administrator futbolli. Do të ishte tepër e vështirë për të menduar më tepër në mënyrë egoiste’’, shprehet Ceferin.

Nga ana tjetër, ideatori Florentino Perez refuzon të komentojë këtë propozim. Kujtojmë që vitin e fundit, pati propozime për të rikthyer eventin e Kupës së Kupave për Klube apo rritje e kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës së Katarit nga 32 në 48 si dhe ndryshimi i formatit të Botërorit të Klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"