“Jemi skuadra më e mirë e kampionatit”, Arbin Zejnullai: Kishim kohë që nuk fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 17:57

“Jemi skuadra më e mirë e kampionatit”, Arbin Zejnullai: Kishim kohë që nuk fitonim

Egnatia arriti të fitonte përballjen me Kukësin, falë golit të vetëm të shënuar nga Arbin Zejnullai në minutën e 6-të të lojës. 25-vjeçari shprehet i lumtur pas fitores dhe shpreson që skuadra e tij të vazhdojë përsëri më këtë ritëm.

bandicam 2024-03-29 17-28-17-506

“Kishim kohë që nuk fitonim dhe shpresoj që të vazhdojë me fitore. Në fillim me ndeshjen e Kupës me Vllazninë dhe shpresoj edhe në vazhdimësi.

E kemi parë edhe vetë tabelën, Vllaznia dhe Partizani kanë pasur një ecuri të mirë. Për futboll, për fitoret që kemi marrë, për lojën. jemi skuadra më e mirë e kampionatit.

Me Spahiun dhe Fangajn, e kemi bërë punën mirë që në fillim, e kuptojmë shumë mirë njëri tjetrin, por për mua nuk ka shumë rëndësi me kë do luaj”,- tha Zejnullai për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"