“Javët pa ndeshje mund të rikuperohen”, juristi i FSHF-së: Sanksioni më i madh është mosrealizmi i 4 kërkesave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2020 | 23:32

“Javët pa ndeshje mund të rikuperohen”, juristi i FSHF-së: Sanksioni më i madh është mosrealizmi i 4 kërkesave

Juristi i FSHF-së Aldi Topçiu u shpreh se privatizimi i klubeve të futbollit mund të dëmtojë disa skuadra dhe garën, por në kohë afatgjatë sporti dhe futbolli do të fitojë.
topciu
Në lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News 24”, Topçiu u shpreh se pavarësisht bojkotit të kampionatit prej 3 javësh, sezoni mund të luhet ende. Ai theksoi se sanksioni më i madh për futbollin shqiptar është mosrealizmi i katër kërkesave të Ligës Profesioniste për ndryshimet ligjore për sportin.

“Frikë nga UEFA dhe FIFA për sanksione – Kjo që po bëhet do të gjykohet si shtrëngim i madh, por që rezultati pozitiv do të jetë i madh në periudhë afatgjatë. Sanksioni më i madh është që të mos realizohen këto premtime.

Dëmi sportiv nuk është i vogël nga bojkoti. Dëmi afatgjatë do të jetë më i madh se 3-4 javë pa futboll. Me pak durim këto javë të ngjeshura mund të rikuperohen.

Jemi detyruar ta njoftojmë UEFA-n për të gjitha çështjet. Janë shprehur se po e monitorojnë situatën. Nuk mund të kenë ndërhyrje për momentin. Kjo çështje nuk do vështirësi të madhe për t’u kapërcyer. Lojtarët janë në pozicion dhe duhet të vendosin.

Çdo zhvillim mund të ketë proçese të dhimbshme. Këto proçese do të jenë më të amortizueshme sesa zvarritja për t’u hequr. Nëse një klub që në nivel afatshkurtër mund të dëmtohet, edhe në garë mund të dëmtohet. Në pikëpamje afatgjatë sporti fiton”, u shpreh Topçiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"