Java e pestë e Superiores, ja gjyqtarët për takimet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 10:47

Java e pestë e Superiores, ja gjyqtarët për takimet e sotme

Superioria do të ezaurojë javën e 5-të të kampionatit ditën e sotme me 2 takime. Në 15:45 me Kastrioti Laçi dhe në 18:45 me Kukësi-Kamza. Sfida e parë do të ketë kryesor Juxhin Xhajën.

juxhin xhaja

Ai do të ndihmohet nga Gernat Qirici dhe Rudin Preca. Arbitër i katërt në këtë sfidë do të jetë Kreshnik Barjamaj.

Ndërkohë në sfidën ku Duro do të gjejë ish-ekipin e tij, Kukësin, FSHF ka përcaktuar si kryesor Blerim Zirin. Asistentët e tij do të jenë Endrit Veseli dhe Erind Burgu. Arbitër i katërt është caktuar Klajdi Kola.

3 takimet e tjera të kësaj jave kanë prodhuar këto rezultate:

Partizani-Flamurtari 2-0

Luftëtari-Teuta 3-1

Skënderbeu-Tirana 1-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"