Jasir Asani dedikim për Kotobellin: Në stërvitje më lejoje të ikja ndonjëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 9:51

Jasir Asani dedikim për Kotobellin: Në stërvitje më lejoje të ikja ndonjëherë…

Partizani mposhti ditën  e djeshme Flamurtarin me rezultatin 2-0. Në këtë takim kishte shumë futbollistë që kishin veshur fanellat e të dyja ekipeve. Një prej të shumtëve ishte edhe Kotobelli, që tashmë mban veshur fanellën vlonjate, por ka ardhur nga Partizani. Ish-shoku i tij i ekipit, Jasi Asani i ka dedikuar një shkrim në “Instagram” shokut të tij.

42237979_925682990959431_919180077164396544_o

“Në jetë, e aq më tepër në futboll gjërat ndonjëherë nuk ecin ashtu siç ne duam. Në këtë jetë njohim shumë njerëz, dashje pa dashje na mësojnë shumë dhe krejt papritur, vjen një moment që ato që ke mësuar duhet t’i vësh në zbatim. E dija vështirësinë që kam përballë teje, që në stërvitje kur duhej të më mbaje ndonjëherë. Atëherë edhe më lije të ikja ndonjë por sot ishte shumë ndryshe. Sot ishim rivalë për 90 minuta pasi në jetë jemi vëllezër përgjithmonë”, shkruan Asani në dedikim.

asani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"