“Jam tifoz i parë i Kombëtares”, Mavraj: Më vjen keq për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 14:44

“Jam tifoz i parë i Kombëtares”, Mavraj: Më vjen keq për…

Mërgim Mavraj nuk do të jetë dot në fushë për dy ndeshjet e Kombëtares, ndaj Andorrës dhe Francës, pasi vuan nga një dëmtim.

mergim mavraj

Mbrojtësi shqiptar ka një problem në shpatull, kështu ai ka humbur dhe sfidat me Grojter Fyrthin. Mavraj përmes një postimi në “Instagram”, shpreh keqardhjen e tij për mungesën, pasi nuk mund të ndihmojë kombëtaren.

“Një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull, më detyron të mungoj në ndeshjet mbyllëse të edicionit eliminator me Kombëtaren dhe me vjen keq që nuk do të mund të jap kontributin tim dhe të jem mes jush në përurimin e stadiumit të ri kombëtar. Por, si gjithmonë jam tifozi i parë kudo që të jem”, shkruan Mavraj në “Instagram”.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"