“Jam shumë i mërzitur”, Gvozdenoviç i pakënaqur me barazimin e Skënderbeut: Mund të bënim 3 apo 4-0, në pushim u thashë lojtarëve se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 18:45

“Jam shumë i mërzitur”, Gvozdenoviç i pakënaqur me barazimin e Skënderbeut: Mund të bënim 3 apo 4-0, në pushim u thashë lojtarëve se…

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ka qenë shumë i pakënaqur me barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Kukësit. Kjo, për faktin e thjeshtë se ekipi kishte shënuar dy gola dhe dominuat totalisht pjesën e parë të takimit.

bandicam 2023-11-28 18-27-20-239

“Në pjesën e parë ishim shumë mirë, dominuam dhe mund të mbaronte edhe 3 apo 4-0. Por e vërteta është që në pjesën e dytë ishim shumë dobët. Do flas me lojtarët dhe nuk kuptoj se çfarë nuk ishte e mirë. Por mesfushorët e sulmuesit nuk vraponin mirë me njëri-tjetrin, ishim në momente lojë të Kukësit, vazhdonim me top të gjatë. Kukësi bëri dy gola me goditje standarte ku ne jemi të fortë, por ata na bënë gola, jam shumë i mërzitur.

Çfarë u thashë në pushim? Që ishte vetëm pjesa e parë 2-0 dhe ishim mirë, por ndeshja zgjat 90-100 minuta, nuk kemi mbaruar punë. Unë u thashë jemi 0-0, do flasim, bëjmë analiza, por ishim dobët në pjesën e dytë.

Edhe në pjesën e parë mund të shënonim gol të tretë e të katërt e do mbaronte ndeshja. Në pjesën e dytë nuk kishim mendim të mirë por të keq, kishim frikë, mungonte ekuilibër dhe mendime negative.

Si shkoi pjesa e dytë, ata edhe mund të fitonim. Por edhe ne nga e para. Nuk jam kënaqur nga një pikë se kur je 0-2 jashtë, mund të fitosh, nuk jam i kënaqur, jam shumë i mërzitur”, tha trajneri i Skënderbeut për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"