“Jam i lumtur që shënova gol”, Kallaku pas fitores së Tiranës: Po punoj fort që të jem pjesë e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 21:30

“Jam i lumtur që shënova gol”, Kallaku pas fitores së Tiranës: Po punoj fort që të jem pjesë e Kombëtares

Tirana ka marrë kreun e kampionatit pas fitores 4-0 me Egnatian. Autor i njërit prej golave ishte edhe mesfushori Sherif Kallaku. Pas ndeshjes, ai u shpreh se është shumë i kënaqur për golin dhe se po punon fort që të jetë pjesë e Kombëtares.

KALLAKU

“Jam i lumtur kur ekipi shënon, sigurisht jam i kënaqur edhe për golin tim. Kastrioti? Kur goli vjen shumë shpejt ne lojtarëve na jep më shumë siguri. Prisnim një ndeshje të fortë, por luajtëm mirë dhe arritëm të shënonim tre gola që në pjesën e parë. Dëmtimi? Nuk besoj se jam zëvendësuar nga ndërhyrja tek penalltia. Por kam disa kohë që vuaj nga muskujt e barkut dhe shpresoj që të rikuperoj plotësisht. Kalendari? Na presin dy sfida shumë të rëndësishme dhe shpresoj që të kemi një ecuri pozitive. Kombëtarja? Nuk dua të shoh aq larg për momentin. Dua të bëj sa më mirë për Tiranën, që më pas të kap Kombëtaren. Nuk jam në formën time optimale, por punoj dita-ditës që të arrij formën më të mirë dhe më pas mund të ndodhë çdo gjë”, tha Kallaku në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"