“Jam autokritik, dua Serinë A dhe Kombëtaren”, portieri Kastrati: Teuta mund ta fitojë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2021 | 15:16

“Jam autokritik, dua Serinë A dhe Kombëtaren”, portieri Kastrati: Teuta mund ta fitojë titullin

Elhan Kastrati vazhdon të tregojë vlerat e tij me Çitadelën në Serinë B. Javë pas jave, portieri bëhet protagonist me pritjet e tij, teksa skuadra italiane gjendet në vend të 5-të vetëm 7 pikë larg vendit të parë. Për “Panorama Sport”, Kastrati flet për objektivat me Çitadelën si dhe për ëndrrën në lidhje me Kombëtaren A. Ish-portieri i Teutës ka një koment edhe për “djemtë e detit”.
137332378_3611695072240356_1911827286044634161_n
Si po shkon aventura te Çitadela?
Aventura te Çitadela ka nisur shumë mirë dhe jam përshtatur si duhet. Unë përpiqem të bëj gjithmonë maksimumin që ta ndihmoj ekipin dhe kur bëhesh protagonist, siç ka ndodhur në ndeshjen e fundit me disa pritje, është një ndjesi e bukur.
Kombetarja 2
Me formën që po kaloni, a e prisni një ftesë nga Kombëtarja A?
Kombëtarja është gjithmonë një ëndërr për çdo futbollist. Sigurisht edhe një objektiv kryesor për të punuar fort dhe për ta merituar një ftesë. Shpresoj të jem sa më shpejt pjesë e kuqezinjve.

A i rishikoni ndeshjet dhe çfarë mendoni për veprimet në fushë?
Jam autokritik me veten dhe shikoj gjithmonë ku mund të bëja diçka më shumë gjatë ndeshjes. Gjëra që t’i përmirësoj për ndeshjen e ardhshme.
seria a
Çfarë synimi keni për të ardhmen dhe a e mendoni Serinë A?
Serinë A e mendojmë të gjithë si skuadër, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur shumë rezultate pozitive. Megjithatë, mendoj që kemi ende mundësi për të arritur objektivin, ngjitjen në Serinë A.
Teuta stervitje
Si e keni parë Teutën dhe, sipas jush, është ende në garë për titullin?
Unë e ndjek gjithmonë Kategorinë Superiore në Shqipëri, sa herë që kam mundësi dhe kohë. Teuta ka një ekip mjaft cilësor, me elementë të rinj shumë interesantë, siç është Lorenco Vila. Është larg, por sipas meje i ka të gjitha mundësitë për ta synuar titullin.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"