“Ja si e zbulova Teutën në nxehmje”, Bejzade e ka me arbitrat, zbulon bisedën: Mos u anko sepse po fiton 4-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 18:25

“Ja si e zbulova Teutën në nxehmje”, Bejzade e ka me arbitrat, zbulon bisedën: Mos u anko sepse po fiton 4-0

Laçi arriti të fitonte me rezultatin 6-1 ndaj Teutës, teksa pas ndeshjes trajneri Skerdi Bejzade u shpreh shumë i lumtur për fitoren. Pavarësisht se një fitore e thellë, “arusha” nuk i ka kursyer edhe kritikat për gjykimin për disa raste që ka përmendur.

bejzade

“Fitorja e parë? Përshëndetje të gjithëve. Treguam veten si ekip edhe ndaj Partizanit që luajtëm një javë më parë me rastet tona por humbëm. Edhe pse me mungesa, ku dy më të mirët Dajko dhe Tresa që ishin me Kombëtaren, nuk ishin të gatshëm. Edhe ato që hynë, treguan nivel të lartë. E mira do të ishte të dilnim me zero dhe Teuta shënoi super gol e nuk kishim çfarë t’i bënim.

Merkatoja e Laçit dhe objektivi? Objektivi ynë është që të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Sa i përket ekipit, e kam thënë një herë por nuk dua ta përmend më. Ka të talentuar dhe me këto lojtarë duhet të bëj diçka. Për Melon, kemi folur me presidentin. Melo dihet që është lojtar me potencial shumë të mirë dhe jo në 100% e vet. Do të tregojë vlerat dhe i përshtatet ekipit tonë.

Teuta? E vërtetë që me Tiranën doli 2-2, por nuk e kisha parë me detaje. Në nxehmje aplikuan si do dalin në sulm dhe na treguan vetë, ma bënë më të lehtë. Kush ishte në stadium, e pa që aplikoheshin 2-3 dalje si dilnin në sulm dhe më bëri çudi. Për mua ishte e lehtë.

Final Four? Kush më njeh mua ose presidentin, ka objektiv për të fituare. Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar. Provojmë të luajmë futboll dhe sa do ta arrijmë, e shohim. Më bëri përshtypje pak edhe arbitri dhe 2-3 gjëra jepeshin faull në sulm dhe duhet gjykim korrekt sepse nëse nis që javën e tretë, problem. Nuk po justifikohem.

Ankesa për arbitrat pas 6-1? Më tha edhe arbitri i katërt, pse ankohesh kur je duke fituar 4-0. Këtë e kemi të keqe ne. Ta lëmë 4-4? Disa momente kam menduar në gjykimin tim që nuk janë faulle. Sulmuesi mund të kthehej tek për tek por e dha faull. Kishim edhe raste të tjera për të shënuar. Kontestohet gjykimi sepse kur je 2-0, shkon 2-1 dhe ndryshon loja por në 4-0 ose 5-0 s’ka më çfarë bën. E dimë kur të ndihmon dhe kur jo. S’po flas për këtë ndeshje por në përgjithësi”, u shpreh Bejzade për “MCN Tv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"