Ivan Rakitiç: Kalimi te Barça, ëndërr e realizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2014 | 16:25

Ivan Rakitiç: Kalimi te Barça, ëndërr e realizuar

Ivan-RakiticMesfushorit Ivan Rakitiç nuk i besohet që sezonin e ardhshëm do të luajë me Barçën. Kroati është shumë i lumtur që Sevilja dhe blaugranat kanë arritur një marrëveshje. “Jam shumë i lumtur, kjo është një ëndërr që mua m’u realizua”. Rakitiç ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Seviljen, ndërsa ishte një nga liderët në rrugëtimin e ekipit për të fituar Ligën e Europës në sezonin që sapo u mbyll. Transferimi i futbollistit do të përmbushet pasi Rakitiçi të kthehet nga angazhimi në Kupën e Botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"