“Ismajli, prej kohësh në negociata me Napolin”, ndërmjetësi i mbrojtësit kuqezi: Në janar e kërkonte Roma dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 16:50

“Ismajli, prej kohësh në negociata me Napolin”, ndërmjetësi i mbrojtësit kuqezi: Në janar e kërkonte Roma dhe…

Ardian Ismajli duket se është gati të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të transferohet te Napoli që nga sezoni i ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare raportohet se është në negociata me napolitanët dhe këtë e konfirmon tashmë edhe një nga ndërmjetësit e tij në Itali, Serxhio Mezi.

Ismajli-2048x1365-1-1024x683

Ky i fundit, duke folur për “Radio CRC” në Itali, ka shpjeguar situatën e futbollistit shqiptar. “Ne po negociojmë prej kohësh. Drejtori Meluso e njeh shumë mirë djalin dhe prej disa kohësh po bashkëpunojmë me Napolin. Ismajli dëshiron të bëjë një hap në karrierën e tij dhe i tillë do të ishte transferimi te Napoli. Ismajli është “vrasës”, luan me mbrojtje me 3 dhe me 4, në Kombëtaren shqiptare luan me 4 mbrojtës dhe te Empoli me 3 lojtarë. Ai luan me këmbën e djathtë dhe te Napoli mund të luante edhe si qendërmbrojtës i krahut të majtë.

Në merkaton e verës, Ismajli kishte kërkesa nga Xhenoa dhe Sasuolo, në janar këto dy klube u interesuan sërish për të dhe interesim kishte edhe Roma që kërkonte një qendërmbrojtës. Megjithatë, Empoli donte të mbijetonte dhe qëndroi këtu. Me Napolin dolëm përtej bisedës, Roma nga ana tjetër ende nuk e di se çfarë do të bëjë me trajnerin. Pastaj në Napoli është Meluso që e njeh shumë mirë.

Në Napoli, me sa di unë, një do të vijë në pankinë një trajner i madh. Nuk besoj se do të vijë Italiano, por gjithsesi ardhja e Ismajlit nuk lidhet me atë të Italianos. Nëse trajneri do ta donte, mund ta merrte te Fiorentina.

Në shtëpinë time funksionon që kur dikush troket, dera hapet, kështu që kushdo që vjen i pari merr lojtarin. Deri më sot Napoli është mbi të gjithë të tjerët, por nuk kemi arritur asgjë. Kjo varet edhe nga ajo që do të ndodhë në finalen e këtij sezoni. Ne po punojmë për të mbyllur marrëveshjen, por do të shohim nëse një ekip tjetër do të vijë dhe lojtarit do t’i pëlqejë propozimi”, tha Mezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"