Ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, anulohet miqësorja e Skënderbeut. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 12:20

Ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, anulohet miqësorja e Skënderbeut. Ja arsyeja

Miqësorja mes Turbinës dhe Skënderbeut, e planifikuar për tu luajtur ditën e sotme në 14:30, në Cërrik, është anuluar.

SKENDERBEU APOLONIA

Arsyeja është se Kategoria e Parë, ku militon Turbina do të startojë të shtunën ku klubi cërrikas ka ndeshje dhe për këtë arsye është rënë dakord që miqësorja e ditës së sotme të anulohet.

Në njoftimin e ditës së sotme, FSHF-ja bëri me dije se do të startojë kampionati në Kategorinë e Parë të shtunën dhe Kategoria e Dytë të dielën.

Tashmë Skënderbeu duhet të gjejë një skuadër tjetër për miqësore, pasi për Superioren nuk ka ende një datë se ku do fillojë, për shkak të bojkotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"