“Ishte fushë e vogël”, Zidan: Situata e Brahim Diazit nuk ndryshon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 14:32

“Ishte fushë e vogël”, Zidan: Situata e Brahim Diazit nuk ndryshon

Zinedin Zidan i “ngrin” buzëqeshjen Brahim Diazit dhe thotë se kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Trajneri i Realit të Madridit analizon sfidën kundër Unionistas dhe konfirmon faktin që Bejl doli nga fusha e lojës për shkak të një problemi në kavilje. Ai pranon se ishte e vështirë që të luhej në këto kushte. 

real madrid

NDESHJA – “Ishte një mbrëmje e komplikuar. Vuajtëm shumë në qarkullimin e topit për shkak të fushës dhe terreni nuk na ndihmonte. Jemi të lumtur për kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Ditëm ta kontrollonim lojën”.

BEJL – “Pati probleme në kavilje. Mendoj se nuk është ndonjë gjë e madhe. Të shohim nesër (sot), por nuk e vazhdonte dot ndeshjen”.

MOTIVIM – “E dinim çfarë lloj ndeshjeje ishte. Luanim në një fushë që ishte shumë e vogël, por motivimi ishte Kupa e Mbretit dhe që duam ta fitojmë patjetër”.

BRAHIM – “Jam shumë i kënaqur me atë që ka bërë dhe për golin e tij. Të gjithë kishim ardhur këtu për të bërë mirë, asgjë më shumë. Këto ndeshje nuk ndryshojnë asgjë dhe të gjithë lojtarët e dinë situatën. Nuk e di nëse do të ketë ndryshime në skuadër deri më 31 janar”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"