Ishin në prag të martesës, boksieri shqiptar dhe modelja i japin fund lidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 13:52

Ishin në prag të martesës, boksieri shqiptar dhe modelja i japin fund lidhjes

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja, Heidi Lushtaku, prej vitesh kanë qenë në një lidhje dashurie.

Ata ndanin në rrjetet sociale fotot ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit. Madje ishte raportuar se boksieri dhe modelja donin ta çonin dashurinë në një tjetër nivel duke e kurorëzuar në martesë. Por kjo mbeti një ëndërr e parealizuar për çiftin, pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në rrjetet e tyre sociale zyrtare nuk ka asnjë foto të tyre së bashku. Madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një krizë apo për një ndarje përfundimtare. Ende nuk ka një reagim nga modelja dhe boksieri në lidhje me lajmet.

      

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"