“Isha gati të shpërtheja në lot, kur pashë Komanin të shtrirë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 23:26

“Isha gati të shpërtheja në lot, kur pashë Komanin të shtrirë”

Mbrojtësi i krahut të majtë, Xhoshua Kimish, ishte shumë i dëshpëruar pas ndeshjes, edhe pse skuadra e Bajernit arriti të fitonte 3-1 në sfidën e parë të sezonit ndaj Hofenhaimit. “Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, mendoj që fitorja ishte e merituar. Nuk ishte e lehtë përballë një kundërshtari si Hofenhaimi”, u shpreh mbrojtësi.

koman

Më pas, ai komentoi edhe për episodin e ndodhur në fund të pjesës së parë, kur shoku i tij i skuadrës, Kinglsei Koman, u dëmtua. “Ishte një moment shumë i vështirë kur pashë Komanit të shtrirë, isha gati të shpërtheja në lot. Ai ka punuar fort për t’u rikthyer nga një dëmtim i njëjtë dhe tani ndodhi kjo”, tha Kimish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"