Ish-sulmuesi i kombëtares italiane dënohet me 3 vite e gjysëm burg për “zhvatje mafioze”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 20:53

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane dënohet me 3 vite e gjysëm burg për “zhvatje mafioze”

Ish-futbollisti i Palermos dhe i Kombëtares italiani Fabricio Mikoli është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për “zhvatje mafioze”. Sipas prokurorisë së Palermos, Mikoli ka kërkuar ndihmën e “Cosa Nostra-s” derisa një mik i afërt i tij t’i paguante një shumë prej 20 mijë eurove.

FOTO OMEGA/PETERNOSTRO PALERMO 04-09-2004 QUALIFICAZIONE PER I MO

38-vjeçari ishte akuzuar në nëntorin e kaluar por sot mbërriti vendimi, për më shumë se 8 orë pritje për shqyrtimin e akuzës. Avokati i tij kërkonte shfajësimin e tij ndërsa prokuroria kërkonte dënimin e menjëhershëm me burg.

Mikoli Palermo

Mikoli akuzohet se ka dërguar djalin e bosit Kalsa Antonino, Mauro Lauricella, për t’i kërkuar sipërmarrësit Andrea Grafanjini lekët, pa u përpjekur thuajse aspak me metoda më të lehta. Ai që i kishte dhënë këto parà ishte Xhorxho Gasparini, ish-fizioterapist i Palermos.

Mikoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"