Ish-shoku u skuadrës së Mane zbulon: Lojtarët e ekipit nuk i jepnin pasime senegalezit në mënyrë që të mos shënonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 15:42

Ish-shoku u skuadrës së Mane zbulon: Lojtarët e ekipit nuk i jepnin pasime senegalezit në mënyrë që të mos shënonte

Ish-lojtari i Sauthemptonit, Viktor Uaniama u shpreh se gjatë kohës kur ai luante përkrahë Sadio Mane, lojtarët nuk ia pasonin topin senegalezit në mënyrë që ai të mos shënonte.befunky-collage_11_0

Uaniama, i cili tashmë luan për Monteral Impact në MLS, gjithashtu ka treguar se sulmuesi që tashmë po shkëlqen me Liverpulin, është një njeri shumë i mirë.

“Te Southempton ishim një familje, me Poçetino që ishte si babai ynë. Unë dhe Mane ishim si vëllezër. Një ditë Mane u afrua tek unë dhe më tha që disa nga lojtarët nuk i jepnin pasime atij sepse nuk donin që ai të shënonte.

Fatkeqësisht, këtë e kisha kuptuar edhe unë, kështu që ia pasoja atij sa herë që kisha topin. Uroj që të kemi një marrëdhënie të mirë. Ai është një njeri shumë i mirë”, u shpreh Uaniama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"