Ish-mbrojtësi i Real Madridit dënohet me 7 muaj burg për mashtrim me taksat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 18:31

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dënohet me 7 muaj burg për mashtrim me taksat

Tashmë në Spanjë është bërë e modës që lojtarët e futbollit të dënohen nga gjykata për mashtrime me taksat. Pas Mesit që ia hodhi paq me një gjobë, dhe Ronaldos që është në gjykim për të njëjtën çështje, është portugezi Rikardo Karvaljo i cili është dënuar nga gjykata spanjolle për fshehje të taksave.

karvaljo

Ish-mbrojtësi i Çelsit dhe Realit të Madridit është shpallur fajtor dhe u dënua me 7 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 140 mijë eurosh. Gjithsesi, mbrojtësi që aktivizohet në radhët e Shangai SIGP në Kinë, do t’ia hedhë paq vetëm me pagimin e gjobës, pa qëndruar asnjë ditë pas hekurave, pasi ligji spanjoll thotë se për dënimet nën 2 vite për krime jo të dhunshme, të dënuarit i shpëtojnë dënimit me burg, nëse nuk kanë dënime të tjera të mëparshme.

Nga i njëjti ligj shpëtoi edhe Lionel Mesi, i cili pak kohë më parë u shpall fajtor për mospagimin e taksave, por pagoi vetëm një gjobë prej 250 mijë eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"