Ish-kampioni i botës në tenis rrezikon shtatë vite burg, dyshohet se ka fshehur…trofetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 15:27

Ish-kampioni i botës në tenis rrezikon shtatë vite burg, dyshohet se ka fshehur…trofetë

Ish-tenisti gjerman Boris Beker është akuzuar për fshehjen e pasurisë së tij, përfshirë këtu dhe trofetë e “Wimbledon” dhe “Australian Open”, pas falimentimit që shpalli në 2017.

beker

Kur ai bëri kërkesën për falimentim, borxhet e tij u vlerësuan rreth 50 milionë paund, por pas kësaj, thuhet se pasuria e tij e vërtetë është fshehur. Për këtë ai rrezikon 7 vite burg.

Gjithsesi, Beker i ka mohuar të gjitha këto akuza dhe gjithashtu thuhet se ai ka punësuar një përkthyes për në gjyq edhe pse ai jeton në Londër dhe thuhet se zotëron një anglishte shumë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"