Ish-gjyqtari i njohur bën deklaratën epike: Femrat duhet të zgjedhin midis arbitrimit apo të ngelurit shtatzënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 16:46

Ish-gjyqtari i njohur bën deklaratën epike: Femrat duhet të zgjedhin midis arbitrimit apo të ngelurit shtatzënë

Ish-gjyqtari i njohur, Mark Klatenburg është një prej arbitrave më të mirë në futboll me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.

kaltenburg

I njohur për arbitrimin e finaleve të Ligës së Kampionëve dhe Europianit në vitin 2016, Klatenburg është bërë protagonist më një deklaratë të habitshme në “TalkSport”, duke u shprehur se fermat arbitre duhet të zgjedhin midis këtij profesioni apo të mbeturit shtatzënë.

“Pra, gratë kanë filluar të zhvillohen në lojën e meshkujve. Nëse shikoni UEFA -n, një grua franceze gjykoi finalen e Superkupës. Pra, UEFA po merr gjithnjë e më shumë gra pranë saj.

Problemi me gratë dhe sigurisht në arbitrim është se vendosën para një rrugë të vështirë ku, nëse mbeten shtatzënë gjatë karrierës së tyre të arbitrimit, kjo mund t’i ndalojë ato për një kohë të gjatë. Ato janë para kësaj zgjedhje, të ngelen shtatzënë dhe të bëjnë fëmijë apo të bëhen gjyqtare me karrierë.

Kur lind një fëmijë, jeni jashtë nëntë deri në 10 muaj, atëherë do t’ju duhen edhe gjashtë muaj për t’u shëruar, kështu që janë gati dy vjet pauzë. Të kalosh testin e fitnesit është shumë e vështirë më pas”, u shpreh Klatenburg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"