Ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane, Rudi Fëler: Nagelsman fenomenal që bindi Krosin, Ksabi i jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 20:07

Ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane, Rudi Fëler: Nagelsman fenomenal që bindi Krosin, Ksabi i jashtëzakonshëm

Ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane, tashmë në pozicionin e drejtorit Sportiv te Federata e “pancerave” Rudi Fëler, pasi firmosi edhe për 2 vjet të tjera mandatin në krye të detyrës ekzistuese, ka folur për skenat e fundit. Ai vlerëson se tepërmi punë e trajnerit Ksabi Alonso, ndërsa e cilëson si një nga zgjedhjet më të mira të trajnerëve në historinë e futbollit gjerman duke thirrur në kombëtare Toni Krosin.

auto_feler1700580663

MANOVRA E JULIANIT – “E konsideroj vendimin më të saktë dhe efikas, ftesën në adresim të Toni Kros. Më kujtohet qartë biseda e parë që kam bërë me Nagelsmanin dhe ai më përmendi emrin e Krosit. Të gjithë e dimë sesa e vështirë ka qenë për ta bindur, përtej peripecive që Toni ka hasur më herët, por fatmirësisht Juliani e bindi dhe ai dhuroi paraqitje fenomenale kundër Francës dhe Holandës. Besimi dhe postura e Krosit në qendër të mesfushës ndihmon edhe pjesën tjetër të grupit për tu rritur. E vërtetë se kemi mjaft talente në kontigjent, por eksperienca ka peshën e vetë dhe të orienton drejt sukseseve. Prandaj mesfushori i Realit la gjurmë menjëherë”, vijoi Fëler.

EVOLUIMI I KSABIT – “Alonso e ka kthyer Leverkusenin nga një ekip mesatar në elitar. Trajner i jashtëzakonshëm. Puna e tij flet qartë, asnjë humbje në Bundesligë dhe vazhdon të jenë në garë edhe te kupat europiane. Nëse i referohemi taktikave apo filozofisë së iberikasit, do na duhet një libër i tërë për të mbajtur shënime. Të gjithë mezi po e presim të dielën për t’u shpallur kampion për herë të parë. Edhe unë jam njëri prej tyre me shallin e ‘aspirinave’. Ata e meritojnë t’ia marrin kurorën Bajernit dhe po e bëjnë me mënyrën më të mirë të mundshme. Më në fund fraza ‘Neverkusen’ do harrohet dhe klubi do marrë në palmaresin e tij të parin kampionat. Shumë momente të trishta me humbje finalesh kemi përjetuar, fus edhe veten pjesë të këtyre skenave”, përfundoi Fëler. Vlen të përmendet se Rudi ka punuar më herët në të njëjtin pozitë që mban te Federata Gjermane e Futbollit edhe te “aspirinat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"