Ish-ët Nojer e Sane, pa mëshirë: Nuk mund ta falim Shalken

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 13:00

Ish-ët Nojer e Sane, pa mëshirë: Nuk mund ta falim Shalken

Bavarezët do të udhëtojnë në Gelsenkirshen për ndeshjen e parë të fazës së dytë të Bundesligës gjermane. Një ndeshje që do të ketë disa ish-ë, si Manuel Nojer, Aleksandër Nybel dhe Leroi Sane. Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, u shpreh për “Deutsche Welle” se ndeshja ndaj Shalkes duhet të shihet thjesht si një takim i radhës.

5545cb0386cca384572e12de698fdc2e

“Vijmë nga një fitore e rëndësishme në Augsburg. Duam të fitojmë edhe me Shalken për të vazhduar ecurinë tonë pozitive. E respektojmë Shalken, për këtë arsye do të mobilizohemi në maksimum për të dalë nga fusha me tri pikë. Ata po kalojnë një moment jo të mirë e ndaj nesh do të luajnë si të ishte një finale. Mendoj që lojtarët cilësorë janë aty. Me ardhjen e Huntelarit do të jenë akoma dhe më të fortë. Na pret një sfidë e vështirë”, u shpreh Nojer. Kapiteni i Bajernit foli edhe për të ardhmen ku tregoi për synimet e tij me klubin më të titulluar në Gjermani. “Ndihem mirë dhe në formë. Uria për të luajtur dhe të fituar është ende e madhe brenda meje. Nuk e mendoj ende një largim nga futbolli. Nëse do të mendoja ndryshe, atëherë edhe unë do të ndryshoj qëndrim.

Por, deri tani kjo gjë nuk ekziston në mendjen time dhe të drejtuesve. Në sezonin e kaluar fituam gjithçka duke treguar se jemi skuadra më e mirë. Këtë gjë do të mundohemi ta bëjmë edhe në këtë sezon. Jemi të parët në kampionat dhe në turin tjetër të Champions-it. Për fatin e keq, u eliminuam para kohe nga Kupa e Gjermanisë dhe kjo na ka lënë një shije jo të mirë. Megjithatë, tani nuk mund të ndryshojmë më asgjë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për pjesën e mbetur të sezonit dhe të fitojmë sa më shumë trofe të rëndësishëm”, tha kapiteni bavarez. Nojer mbush 35 vjeç në mars dhe ka edhe dy vite kontratë me Bajernin. Gjermani ka fituar 8 kampionate, 6 Kupa të Gjermanisë dhe dy Champions me skuadrën nga Mynihu.sane

SANE NOSTALGJIK

Leroi Sane fillimet e tij si futbollist i ka pasur me Shalken. Për “Der Spiegel”, ylli i Bajernit u shpreh se rikthimi në “Veltins Arena” është gjithmonë një emocion i madh. “Në Shalke kam shumë kujtime të bukura. Është një klub i madh, me tifozë të zjarrtë, të cilët jetojnë çdo ditë me futbollin. Kur luanim në shtëpi, atmosfera ishte gjithmonë e zjarrtë. Të gjitha skuadrat që luanin kundër nesh e ndienin presionin”, tha Sane që shton: “Sigurisht që tani gjërat kanë ndryshuar. Më vjen keq që do të përballemi në një moment jo të mirë për ta, por unë besoj se Shalke do të dijë si të ringrihet dhe në fund do të mbetet pjesë e Bundesligës.

Një klub pa të cilin kampionati nuk do të ishte njëlloj. Ne do të shkojmë për të fituar dhe treguar se nuk do të lëshojmë kreun deri në fund të kampionatit”, u shpreh gjermani. Para se të rikthehej në Gjermani, Sane luajti 135 ndeshje me Mançester Sitin ku shënoi 39 gola duke u bërë një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Pep Guardiolës. Për trajnerin spanjoll, Leroi u shpreh se ruante një marrëdhënie të mirë edhe tani që luan për Bajernin. “Kam pasur dhe kam një marrëdhënie të mirë me Pepin. Kam njohur edhe familjen e tij pasi jetonim në një ndërtesë. Ai nuk shihte se kur ktheheshim në shtëpi (qesh). Ishte një njeri shumë i mirë ashtu si dhe një trajner i madh. Ai më ka dhënë shumë, kam mësuar gjëra të rëndësishme të cilat më kanë rritur si lojtar dhe njeri. Kur zbrisja në fushën e lojës, kisha gjithmonë Pepin në kokë. Guardiola do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e karrierës sime”, përfundoi ylli gjerman i Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"