Ironia e Djarmatit: Me tre muaj në dispozicion, 5 trajnerët humbës thanë nuk kishim kohë me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 22:38

Ironia e Djarmatit: Me tre muaj në dispozicion, 5 trajnerët humbës thanë nuk kishim kohë me lojtarët

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, është gati të sfidojë përsëri Teutën. I ftuar në “Sport News Plus”, ai theksoi se durrsakët e kishin nisur kampionatin me ritmin e vitit të titullit dhe skuadra e tij do të bënte maksimumin që të ndalte këtë ecuri.

matko djarmati

“Viti i dytë i imi te Vllaznia tregon që kemi bërë mirë në fillim. Në Shkodër nuk të fal asnjeri se çfarë ke bërë vjet, shohin vetëm përpara. Çdo gjë fshihet menjëherë. Unë kur kam marrë postin kam përmendur që jeta ime në një javë ndryshoi plotësisht. Pas një viti presioni vazhdon, por është gjë e mirë kur ndjen një presion e një qytet pas teje, dhe çdo gjë që punon mendohesh tre herë.

Teuta ka vazhduar lojën që la kur ka mbaruar sezonin e kaluar. Është një ekip ku dy qendërmbrojtësit që janë më të mirët e kampionatit t’i ndërrosh me Ivanoviç e Selmanin e të mos e ndjesh fare, me mesfushën e re, është ekipi që ka lojën që ka qenë vjet. Dhe ne do të bëjmë absolutisht çdo gjë që të mos vazhdojë më Teuta këtë ecuri. Ne dhe Teuta jemi dy ekipet që kanë ndryshuar ë pak në superiore

Ne kemi luajtur me ta me 8 ndryshime ne formacion dhe kanë vazhduar me të njëjtin ritëm. Pas një jave do të mundohemi të ndryshojmë këtë ritëm. Ne kemi filluar skautimin që tani dhe ndeshja kundër Laçit është harruar.

Kanë kaluar 3 muaj nga ndeshja e fundit dhe të gjithë trajnerët që kanë humbur thonë kemi probleme me organikën. Zgjidhi lojtarët në kohë e do kesh gati dy muaj. 5 trajnerë, çdo trajner që humbi në tre ditë, tha kemi probleme e na duhet kohë. Por kanë kaluar tre muaj. Nuk ka mundësi që çdo trajner të thotë që nuk kam patur kohë me këto lojtarë”, tha Djarmati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"