Investime të reja, FSHF inauguron fushën me bar natyral për ekipin e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 12:11

Investime të reja, FSHF inauguron fushën me bar natyral për ekipin e Kategorisë së Dytë

FSHF ka inauguruar ditën e sotme, fushën e re me bar natyral në qytetin e Librazhdit, një investim i Federatës me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky terren i rikonstruktuar do të jetë në dispozicion të klubit të Sopotit, ekipet zinxhir si edhe për Kombëtaret e moshave. Më poshtë, njoftimi i FSHF.

IMG-20181110-WA0011

Një tjetër investim i Federatës Shqiptare te Futbollit në fushat e blerta! Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së futbollit të klubit Sopoti, një investim i FSHF, me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate. Në këtë mënyre, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit. Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.

librazhd sopoti fusha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"