“Interi shkon me moral të lartë në finale”, analiza e ish-trajnerit të Tiranës që ka luajtur për zikaltrit: Shpresoj të përsërisin suksesin si me… Murinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 22:25

“Interi shkon me moral të lartë në finale”, analiza e ish-trajnerit të Tiranës që ka luajtur për zikaltrit: Shpresoj të përsërisin suksesin si me… Murinjon

Ish-mbrojtësi i Interit ,Ze Maria, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Tiranën, ka dhënë një prononcim për “Sky Sport” në lidhje me kualifikimin e zikaltrve të Inzagit në finalen e Champions-it. Në prononcimin e tij, braziliani Ze Maria ndër të tjera u shpreh:  

Ze Maria

“Interi luajti dy ndeshje të mira në derbi. E para ishte e bukur dhe e dyta e vuajtur, për arsyen e duhur. Në fund fitoi dhe në finale shkon me moral shumë të lartë.

Do të jetë një ndeshje unike në të cilën lojtarët e dinë se duhet të japin shumë më tepër se zakonisht dhe shpresojmë që të mund të përsërisin atë që ndodhi me Murinjon disa vite më parë. Lojtarët janë në dispozicion për të arritur një objektiv shumë të rëndësishëm, i dyti për nga rëndësia pas Kupës së Botës”, deklaroi Ze Maria.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"