Interi nis të mendojë për merkaton, mesfushori i Barcelonës rikthehet në “modë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 11:02

Interi nis të mendojë për merkaton, mesfushori i Barcelonës rikthehet në “modë”

Humbja ndaj Juventusit, i shërbeu Interit për të kuptuar forcën e vet dhe se çfarë i mungon për të nisur një epokë fituese. Bardhezinjtë bën ndërrime që i dhanë fitoren, gjë që Interi nuk e bënte dot me alternativat që kishte në stol.

Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Kështu që Konte ka nevojë për cilësi dhe më shumë alternativa në të gjithë repartet. Por, mesfusha është ai repart nevralgjik që duhet të fokusohet Interit.

Sicc raporton “Sport Mediaset”, është rikthyer në modë kroati Ivan Rakiticc, i cili ka përvojën dhe cilësinë e duhur për të ndihmuar Interin.

Hapësirat për të janë ngushtuar ndjeshëm te Barcelona dhe largimi i tij është çështje muajsh. Interi nga ana tjetër ka në “lupën” e vet, Vidalin dhe Milinkoviç Saviç që pëlqehen nga Konte.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e Interit, dhe cilat do të jenë përforcimet për Konten.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"