Interi i Maxarrit frenon sërish në Palermo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2014 | 8:44

Interi i Maxarrit frenon sërish në Palermo

Palermo-InterInteri ndalon përsëri në transfertë. Skuadra e Maxarrit pasi i shënoi 7 gola pak ditë më parë Sasuolos ka frenuar dje përballë Palermos. Në “Renco Barbera” ekipi mik ka luajtur një ndeshje me ulje-ngritje dhe për një asnjë moment nuk ishte konstant në lojën e vet.
“Dhuratat” e Maxarrit – Maxarri habit jo pak me lojtarët që zgjodhi për të luajtur në një fushë të vështirë siç është ajo e “Renco Barberës”. Trajneri toskan zgjodhi që në vend të Hernanesit të aktivizonte Fredi Guarin që u “falënderua” kështu për provën e mirë të shfaqur ndaj Sasuolos dhe Dnipros. E njëjta “logjikë” çoi Maxarrin që të aktivizonte edhe D’Ambrozion që madje edhe gjeti golin në Ukrainë. Ndërkohë që nga ana tjetër suprimoi aktivizimi i Nagatomës që kishte “mundur” një lojtar që i ka pëlqyer shumë ambientit zikaltër si Dodo.
Start negativ – Sa i përket kronikës, në minutat e para të lojës Interi shfaqi anën e vet më të shëmtuar. Në fillim ishte një skemë e dështuar mes Guarinit dhe Medelit ajo që bëri jo pak për të qeshur të pranishmit në “Barbera”. Pas gabimit të mesfushorit kilian që dërgoi topin në tribunë, ishte një tjetër blerje e bujshme që shkaktoi dëme edhe më të mëdha. Në minutën e 3-të të ndeshjes ishte Vaskez që pas presingut i mori topin Vidiçit. “El Mudo” me sferën në këmbë futet edhe më në zonë dhe “shigjeton” Handanoviçin me një silur që ishte i pakapshëm edhe për një portier si slloveni. Pas këtyre episodeve Interi u hutua disi dhe nuk rrezikoi për shumë minuta. Në të 6′ ishte mbrojtësi serb që shpëtoi portën pas një topi të goditur nga Dibala që u asistua në mënyrën më të mirë nga Morganela. Por, me kalimin e minutave, skuadra mike nxjerr në pah aftësitë e veta para portës kundërshtare. Në minutën e 32-të ishte Guarin që me një goditje të fortë “trembi” Sorrentinon. Ndërkohë që pak minuta më pas Maxarri ndryshoi skemën në 3-4-1-2. Me këtë lëvizje Kovaçiç luajti 15 metra më lart dhe luajti mes mesfushës dhe mbrojtjes të Palermos. Kjo lëvizje i dha shumë pikë Interit. Në minutën e 42-të ishte Kovaçiç ai që shfrytëzoi një ndalim të keq të topit nga ana e Osvaldos dhe dërgoi sferën në rrjetë. Në fund të pjesës së parë ndodhi edhe një tjetër episod. Vidiç shënoi një gol me kokë, por kryesori e anuloi pasi në këtë aksion mori pjesë edhe Osvaldo që ishte nisur në pozicion të parregullt.
Vidiç përsëri – Në fraksionin e dytë të takimit ishte sërish Vidiç protagonist. Në minutën e 50-të mbrojtësi serb i uli një top me kokë Ikardit që shënoi gol. Por për arbitrin pozicioni i Vidiçit ishte i parregullt kështu që anuloi gjithçka. Episodi në fjalë edhe pse nuk ndryshoi rezultatin tregoi se inercia e takimit kishte ndryshuar. Në minutën e 56-të Maxarri aktivizoi Dodonë në vend të D’Ambrozios që pothuajse për asnjë çast nuk frenoi zbritjet e Lazarit. Ndërsa pak minuta më vonë me zëvendësimin e aktivizimin e Hernanesit në vend të Huan Hezusit, toskani preferoi që të formonte një mbrojtje me katër vetë. Kjo ishte një lëvizje e fortë dhe Jakini iu kundërpërgjigj duke futur në fushën e lojës Belotin për Bolconin. Interi nisi që të luajë me skemën 4-3-1-2 ndërsa Palermo me 3-4-1-2 (Vazkesi luajti trekuartist). Kur të gjithë prisnin lojë me ritëm të lartë, ndodhi e kundërta, pasi skuadrat u lodhën. Gjithsesi, vendësit, të cilët ulën shumë ritmin pasi kishin dhënë gjithçka në fillim, i shkuan shumë pranë avantazhit me anë të Vazkesit. Nga ana tjetër, Maxarri bën gjithçka për të fituar duke hedhur në fushë edhe Palasion që i mori vendin Kovaçiçit. Por ishin sicilianët ata që i shkuan pranë golit me anë të Belotit. Në fillim ai u ndal nga Handanoviçi dhe më pas një faull mbi Nagatomon (episodi tërboi Jakinin që u përjashtua me karton të kuq). Por heroi i kësaj ndeshjeje ishte Sorrentino që priti një goditje me kokë të Osvaldos në minutat e fundit.
Përgatiti: ALTIN VORPSI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"