Interi i frikshëm, mund Juven pas 49 fitoresh në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2012 | 22:50

Interi i frikshëm, mund Juven pas 49 fitoresh në Seria A

Ndalet më në fund Juventusi i Antonio Kontes,  pas 49 fitoresh në Seria A. Eshtë Interi që i bën gjëmën brenda në Torinio, ku e mund pastër, me rezultatin 3-1. Pavarësisht se bardhezinjtë kanë shënuar që në sekondën e 18-të të supersfidës së Seria A, me anë të Vidalit, kanë qenë zikaltrit, ata që kanë kontrolluar gjithcka në 90 minuta, duke ia “marrë frymën” Juves kryesisht në mesfushë, duke “cmontuar” Pirlon dhe Markizion, ndërkohë që ka spikatur Diego Milito. Argjentinasi ka nxjerrë në pah sërish aftësitë vrasëse si sulmues. Për barazimin 1-1 Milito ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa dyfishimin e rezultatit e ka bërë më vonë, duke konkluduar një aksion në ballë të gjerë të të tijve. Për të vulosur disfatën shembullore të torinezëve është dashur goli i tretë, i një tjetër argjentinasi, Palasio, që kompleton triumfin e merituar të Interit, i cili e sheh veten tashmë vetëm një pikë më pak se “Zonja e Vjetër”. Rihapet kësisoji kampionati italian, me zikaltrit e Stramacionit më kërcënues se kurrë, duke kaluar nga fitorja në fitore. Në këtë sezon, zikaltrit kanë vetëm fitore në transfertë, duke mos përjashtuar këtu as “Juventus Stadium”, ku i kanë dhënë një goditje të rëndë skuadrës së Kontes. Kjo e fundit u shfaq e pafuqishme, pa frymëmarrje e orientim, me gabime të shumta në pasimin e parë, prej nga nisnin edhe kundërsulmet e shpejta të miqve, në tre prej të cilëve u realizuan edhe golat.
Milani, po të shtunën, ka fituar thellë, me rezultatin 5-1 ndaj Kievos, duke dhënë shenja rikthimi. Golat për kuqezinjtë janë realizuar nga Bojan, Montolivio, El Sharaui dhe Pacini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"