“Interi e ka të imponuar nga historia dhe ADN-ja që të synojë gjithmonë maksimumin”, Marota: Shitjet? Duhet të sigurojmë edhe… financat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 23:18

“Interi e ka të imponuar nga historia dhe ADN-ja që të synojë gjithmonë maksimumin”, Marota: Shitjet? Duhet të sigurojmë edhe… financat

Bepe Marota, administratori i deleguar i Interit, ka folur para ndeshjes me Leçen duke pohuar objektivin titull, por edhe duke dribluar pyetjet mbi shitjet e mundshme, nisur nga fakti që një ditë para ndeshjes, Inzagi kishte deklaruar të mbyllur merkaton në dalje.

marota

“Interi e ka të imponuar nga historia dhe ADN-ja e tij të synojë gjithmonë maksimumin dhe këtë do të bëjë edhe këtë sezon për të mbërritur tek ylli i dytë”, e nisi fjalën italiani që më pas u ndal te merkatoja. “Inzagi deklaroi se nuk donte shitje? Është e kuptueshme nga ana e Simones, pasi ai punon çdo ditë me këtë grup.

Ne kemi detyrën që t’i sigurojmë një skuadër konkurruese, por në fund duhet të sigurojmë edhe qëndrueshmërinë financiare të klubit. Mungojnë edhe 15 ditë nga përfundimi i merkatos, por nuk do të ketë revolucion. Do të vijë zëvendësuesi i Ranokias, pra një mbrojtës sepse duhet plotësuar organika në një sezon anormal si ky”, përfundoi Marota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"