Interesime të shumta për Kutinjon, zbulohen 4 klubet që duan ta transferojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 23:03

Interesime të shumta për Kutinjon, zbulohen 4 klubet që duan ta transferojnë

Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend që të paguajë 100 milionë euro për Filipe Kutinjon, por as nuk do të provojë që të rinovojë huazimin e fantazistit brazilian.

kutinjoo

Për këtë arsye, futbollisti do të kthehet te Barcelona me të përfunduar aventurën në Ligën e Kampioneve, por fatmirësisht katalanasit, që gjithashtu nuk duan ta mbajnë, po nisin të marrin shumë oferta në favor të 28-vjeçarit dhe që të gjitha vijnë nga Premier Liga angleze.

Nëse deri pak ditë më parë kanë qenë klube si Çelsi dhe Lestëri që kanë bërë disa tentativa jo bindëse, në orët e fundit është futur bindshëm në skenë Arsenali, por mbi të gjitha Totenhemi i Zhoze Murinjos. Trajneri portugez mendon që t’i japë një shans Kutinjos, por oferta angleze është “vetëm” 70 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"