Iniesta: Çelsi vetëm mbrohej, mos prisnit të kishte spektakël?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 10:42

Iniesta: Çelsi vetëm mbrohej, mos prisnit të kishte spektakël?!

Andres Iniesta nuk është personazh shumë i dashur në Londër, por në fakt askush nuk e fërshëlleu në momentin që u zëvendësua.

Kapiteni i Barcelonës thotë se rezultati i marrë në transfertë është pozitiv, por në ndeshjen e kthimit do të jetë një tjetër histori. Katalanasi analizon ndeshjen duke thënë se Çelsi u mbrojt me shumë lojtarë.

iniesta

NDESHJA– “Kishte gjithçka. Ishte një ndeshje Champions-i, shumë intensive. E dinim që do të ishte e vështirë. Nuk krijuam shumë raste dhe nuk i konkretizuam sulmet, sepse kishte shumë lojtarë në zonën e Çelsit, por përfituam nga ai rast. Në shtëpinë tonë do të ketë një tjetër ndeshje dhe për këtë jam i sigurt. Të luash në shtë- pi, përballë njerëzve të tu është diçka speciale. Çelsi do të luajë për gjithçka dhe janë një nga ekipet më të mira në Europë”.

Chelsea's Brazilian midfielder Willian celebrates scoring the team's first goal during the first leg of the UEFA Champions League round of 16 football match between Chelsea and Barcelona at Stamford Bridge stadium in London on February 20, 2018. / AFP PHOTO / IKIMAGES / Ian KINGTON

REZULTATI– “Rezultati është pozitiv pas golit që arritëm, por gjithçka është e hapur. Në ‘Kamp Nou’ duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar kualifikimin”.

Barcelona players (Back row L-R) Barcelona's German goalkeeper Marc-Andre Ter Stegen, Barcelona's French defender Samuel Umtiti, Barcelona's Brazilian midfielder Paulinho, Barcelona's Croatian midfielder Ivan Rakitic, Barcelona's Spanish midfielder Sergio Busquets and Barcelona's Spanish defender Gerard Pique, (Front row L-R) Barcelona's Argentinian striker Lionel Messi, Barcelona's Spanish midfielder Sergi Roberto, Barcelona's Spanish midfielder Andres Iniesta, Barcelona's Uruguayan striker Luis Suarez and Barcelona's Spanish defender Jordi Alba pose for a photograph ahead of the first leg of the UEFA Champions League round of 16 football match between Chelsea and Barcelona at Stamford Bridge stadium in London on February 20, 2018. / AFP PHOTO / Glyn KIRK

PLANIFIKIM– “Kur kërkon të bësh lojën, e di që do të kesh pranë 7-8 lojtarë që do të vijnë të marrin topin dhe do të mbrohen. Kjo nuk është kritikë, por për këtë fakt ndeshja nuk ishte shumë e bukur dhe nuk pati spektakël. Por, ne luajtëm lojën tonë dhe morëm barazimin”.

E KTHIMIT– “Për të marrë një rezultat të mirë, duhet të bëjmë një ndeshje të mirë në vija të përgjithshme. Ndeshja që bëmë ishte fantastike, por e dimë që nuk është e lehtë”.

mesi iniesta

S’KA FËRSHËLLIMA“Nuk kam asgjë për të thënë. Secili përpiqet të bëjë punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka kaluar shumë kohë nga ajo situatë, e cila ishte e dhimbshme për Çelsin. Por, Çelsi na eliminoi pak vite më vonë. Futbolli është i tillë dhe është i bukur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"