Iku nga Partizani, ish-sulmuesi i kuq kthehet në opsion për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2023 | 8:55

Iku nga Partizani, ish-sulmuesi i kuq kthehet në opsion për Vllazninë

Siç “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar, Remzifaik Selmani nuk është më pjesë e Partizanit. Sulmuesi nga Tetova, i ardhur në merkaton e janarit të këtij viti, nuk arriti të tregojë veten në sezonin e shkuar për shkak të një dëmtimi në shpatull, ndërsa me ardhjen e Zekiç, doli jashtë planeve.

selmani

Pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në Europë, sulmuesi kërkoi të dinte pozicionin e tij në klub. Drejtuesit i bënë me dije se trajneri kërkon një lojtar me tipare më të ndryshme.

Pas kësaj, Selmani ka kërkuar largimin dhe klubi nuk e ka penguar, duke prishur kontratën më marrëveshje, një vendim që u njoftua zyrtarisht të shtunën nga klubi. Ndërkohë, gazeta ka mësuar se për Selmanin ka shfaqur interes Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"