Idrizi takon Dukën, administratori i Flamurtarit i kërkon të shtyhet kampionati. Kreu i FSHF i përmend shembullin e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2019 | 21:56

Idrizi takon Dukën, administratori i Flamurtarit i kërkon të shtyhet kampionati. Kreu i FSHF i përmend shembullin e …

Sinan Idrizi takon Armand Dukën. Ultimatumi i vendosur nga FSHF për shlyerjen e borxheve për t’u licencuar për në Superiore ka bërë që kreu i klubit vlonjat të udhëtojë dy ditë më parë drejt Tiranës për të takuar presidentin e FSHF-së.

armand duka sinan idrizi

Ultimatumi i vendosur ka skaduar, pasi ishte 31 korriku, ndërsa “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar një lëvizje të tillë të drejtuesve të Flamurtarit. Flamurtari është i vetmi klub, nga ata të cilët janë paraqitur me probleme që deri më tani nuk ka bërë as edhe lëvizjen më të vogël për të zgjidhur situatën.

Gazeta mëson se administratori Idrizi i ka kërkuar presidentit Duka pak kohë për ta zgjidhur çështjen. Nga ana e tij, presidenti i FSHF duhet të presë edhe pak dhe të mos marrë një vendim. Mësohet se Idrizi i ka propozuar Dukës shtyrjen e kampionatit, derisa të miratohet ligji për sportet. Kreu i Flamurtarit në bisedën me Dukën i ka bërë të ditur se kompanitë turke kanë potencialin ekonomik për të menaxhuar klubin, por duan ligj dhe rregulla loje.

Duka-Idrizi

“Duam një zgjidhje të kësaj problematike dhe t’i lëmë ultimatumet. Miratimi i ligjit për sportin do të jetë një garanci e madhe për ne. Besoj se ka ikur koha e ultimatumeve dhe duhen zgjidhje konkrete. Të presim të miratohet ligji për sportin dhe pastaj të fillojmë me rregulla loje. Unë garantoj se kompanitë tona i kanë të gjitha mundësitë financiare për të mbajtur ekipin, por çdo gjë duhet me rregulla dhe ligje. Kërkoj bashkëpunimin tuaj. Unë pres tashmë edhe përgjigjen e bashkisë, teksa kemi arritur akordin për atë që ne kërkojmë”, mësohet se i ka thënë Idrizi presidentit Duka.

PRESIDENTI I FSHF

Armand Duka i ka ofruar zgjidhje Sinan Idrizit. Mësohet se kreu i FSHF i ka shprehur të gjithë mbështetjen e tij. Duka i ka ofruar si zgjidhje edhe një aktmarrëveshje, me qëllim që FSHF të ketë garanci se do të paguhen detyrimet, siç ka ndodhur edhe më parë.

“Ne jemi të gatshëm që të japim një zgjidhje, por në këtë situatë, gjendja juaj është e vështirë dhe është pak vonë për reagim. Megjithatë, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar qoftë edhe me marrëveshje. Por për të dalë nga kjo situatë, ju mund të bashkëpunonit edhe me bashkinë, duke marrë shembull nga klubi i Tiranës”, mësohet se i ka thënë Duka Idrizit.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"