Idrizi: Nuk mund të vazhdohet kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2015 | 15:12

Idrizi: Nuk mund të vazhdohet kështu

Sinan IdriziPas takimit me stafin teknik, administratori Sinan Idrizi nga sa mësohet, ka takuar disa nga senatorët e Flamurtarit. Nuk dihet se cilët kanë qenë lojtarët në takim me Idrizin, por administratori ka kërkuar të mësojë prej tyre se çfarë nuk po ecën deri më tani.

“Çfarë ka që nuk shkon? Është një situatë me të cilën asnjë nga ne nuk mund të pajtohet. Të gjithë jemi të mërzitur. Mbështetja ime nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë.

Di që nuk ju kam borxhe, ju kam likuiduar dhe kam qenë shumë i rregullt me ju, tani ma shpërbleni edhe ju, jo për mua, por për veten tuaj dhe për tifozët që me të drejtë janë të zhgënjyer. Duhet të ndryshojë kjo situatë, pasi nuk vazhdohet kështu”, u ka thënë Idrizi lojtarëve në takim. Kujtojmë se të martën administratori Sinan Idrizi u shfaq në stërvitjen e ekipit, si një mesazh i qartë për mungesën e rezultateve dhe për kthesën e shumëpritur në sfidën e radhës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"