Idrizi: Asnjë nuk është i sigurt, ja ndryshimet, dështuam në të dyja merkatot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2015 | 11:27

Idrizi: Asnjë nuk është i sigurt, ja ndryshimet, dështuam në të dyja merkatot

Ramella, Idrizi, Behari ne prezantimin e trajnerit te riFlamurtari, me stafe të reja teknike. Rezul tatet negative të njëpasnjëshme kanë bërë që drejtuesit e klubit të nisin të mendojnë se si të zgjidhin problematikat që janë shfaqur.

Administratori i klubit të futbollit Flamurtari, Sinan Idrizi, në një bisedë për “Panorama Sport” ka konfirmuar se shumë shpejt, ndoshta brenda këtij muaji, do të ketë stafe të reja teknike.

Idrizi bëri me dije gjithashtu se, për herë të parë, do të vendoset një “shef opozite”, i cili do të bëjë oponencën ndaj stafit teknik italian. Nga sa mësohet, do të ndërtohen tre borde gjithsej, ai teknik, ekzekutiv, si dhe supervizor. “Brenda këtyre ditëve pritet të krijohen stafet e reja teknike të klubit.

Nuk mund të zbuloj më shumë detaje, pasi jemi duke punuar për ngritjen e tyre dhe për vendosjen në krye të këtyre stafeve që do të jenë njerëz seriozë, të përgjegjshëm dhe profesionistë. Pika më e dobët e klubit është se nuk ka staf teknik. Risia do të jetë që ne do të vendosim një shef opozite. Ai do t’i bëjë oponencën stafit teknik…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"