“Ideja për të fituar nuk ndryshon”, Kros: Zgjedh 5 Champions-ët e mi përpara Botërorit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 20:22

“Ideja për të fituar nuk ndryshon”, Kros: Zgjedh 5 Champions-ët e mi përpara Botërorit!

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros, ishte i ftuar në emisionin “Universo Valdano”, programi i intervistave në televizionin “Movistar +” i drejtuar dhe prezantuar nga ish-lojtari, trajneri dhe drejtori i klubit të bardhë, Horge Valdano.

FotoJet-2022-01-12T161515.835

Në një intervistë të gjerë, numri tetë madrilen i ka bërë një rezyme karrierën së tij, që nga fillimet e tij në ish-RDGJ, transferimi te Bajerni i Mynihut, huazimi në Leverkusen dhe konsolidimi dhe sukseset e tij në klubin bavarez. Më pas më shumë tituj me Realin e Madridit dhe një karrierë të gjatë me kombëtaren gjermane, të cilën e dha dorëheqjen pas Europianit të fundit.

NGA BAJERNI NË MADRID – “Ideja për të fituar nuk ndryshon, ajo që ndryshon është ideja e futbollit. Në vitin 2013, kur luaja këtu me Bajernin dhe Guardiolën si trajner kundër Karlos, ishte një futboll i suksesshëm, por me shumë pengesa. Më kujtohet se në Madrid kishim 80% zotërimin e topit, por u mundëm 1-0. Dhe në shtëpi e njëjta gjë, dhe humbëm gjysmëfinalen e Champions 0-4. Reali kishte Kristianon dhe Garet Bejlin. Ata vetëm u mbrojtën dhe na ndëshkuan në kundërsulm. Ideja ime e futbollit është ta kem topin në zotërim, e jo të jem në ndjekje të tij. Unë nuk mjaftohem me zotërimin e topit, dua ta lodh kundërshtarin dhe më pas ta godas. Ndihem më rehat me topin, por nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Mentaliteti ka ndryshuar pak Karlon në vitin e tij të dytë në 2015-ën dhe më pas me Zizunë. Sot ne e zotërojmë topin më shumë se 7, 8 apo 9 vjet më parë, por dimë të përshtatemi edhe kur nuk e kemi topin në zotërim”, ka thënë Kros.

BOTËRORI E 5 CHAMPIONS – “Kjo është një pyetje gjithnjë e vështirë për t’iu përgjigjur, sepse janë kompeticione me natyra të ndryshme, të falin emocione të ndryshme. Personalisht po shkoj për 5 titujt e fituar në Ligën e Kampioneve. Kjo, qoftë për shkak të sasisë, qoftë dhe për faktin sepse më pëlqen gjithmonë qëndrueshmëria. Të fitosh pesë herë Ligën e Kampioneve në tetë vjet është diçka shumë e veçantë”, ka thënë Kros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"