Ibra synon një tjetër rekord ndaj Udinezes, Sotil i kërkon ekipit pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:27

Ibra synon një tjetër rekord ndaj Udinezes, Sotil i kërkon ekipit pikët

– Milani është skuadra ndaj të cilës Udineze ka barazuar më shumë ndeshje në historinë e saj në Serinë A: 36 në 95 përballje, 42 fitore të kuqezinjve dhe 17 fitore vendëse plotësojnë bilancin.

Udinese+Calcio+v+AC+Milan+Serie+p3hwSPVO_mvx

– “Djalli” ka mbetur i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit kundër Udinezes në Serinë A (5F dhe 5B), i vetmi sukses friulian në këtë periudhë daton më 25 gusht 2019 (1-0 me gol të Rodrigo Bekaos).

– Pas suksesit 4-2 më 13 gusht, Milani mund të fitojë të dyja ndeshjet sezonale në Udineze në Serinë A për herë të parë që nga 2007/ 08 kur ia dilte nën drejtimin e Karlo Ancelotti. – Bilanci në tetë ndeshjet e fundit në Friuli mes Udinezes dhe Milanit në kampionat: tri fitore dhe dy barazime. Përveç kësaj, të dyja skuadrat mund të barazojnë dy ndeshje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga periudha midis 2004 dhe 2005.

– Udineze ka mbajtur një portë të pastër në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Djemtë e Andrea Sotil nuk kanë regjistruar tri “porta të pastra” radhazi në Serinë A që nga periudha midis janarit dhe shkurtit 2021. – Vetëm Napoli (14) ka shënuar më shumë gola se Milani dhe Udineze (të dyja nga 11) në 15 minutat e fundit të lojës në Serinë A 2022/ 23.

– “Djalli” është skuadra që ka pësuar më shumë gola nga krosimet këtë sezon në Serinë A: 12 (përfshirë tri nga katër të fundit), nga ana tjetër asnjë skuadër nuk ka pësuar më pak gola se Udineze në këtë dinamikë (tre).

– Rodrigo Bekao ka shënuar tre gola kundër Milanit në kampionatin italian. I vetmi mbrojtës që ka shënuar më shumë gola kundër kuqezinjve në historinë e Serisë A ishte Primo Sentimenti (pesë midis 1947 dhe 1959).

– Zlatan Ibrahimoviç ka qenë i përfshirë në pesë gola në katër ndeshjet e tij të fundit kundër Udinezes në kampionat (tre gola dhe dy asiste). Suedezi nuk ka qenë titullar në një ndeshje të Serisë A që nga 23 janari 2022 kundër Juventusit.

– Ante Rebiç ka shënuar katër gola kundër Udinezes në kampionat (dy gola: më 13/08/2022 dhe 19/01/2020). Vetëm kundër Torinos (pesë) ka shënuar më shumë në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"