I vuri duart në fyt para sfidës, reagon Florian Marku: Puthjet janë për zonjat, jo për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 21:50

I vuri duart në fyt para sfidës, reagon Florian Marku: Puthjet janë për zonjat, jo për mua

Florian Marku do të ketë përballë boksierin Kris Xhenkins në datën 2 prill, por në seansën tradicionale të boksit, situata doli jashtë kontrollit.

florian marku 1

Xhenkins vendosi ta provokonte boksierin kuqezi, duke e puthur, ndërsa ky i fundit i vendosi duart në fyt duke e shtyrë.

Për këtë ka reaguar vetë Marku, i cili në një postim në “Twitter” shkruan: Puthjet janë për zonjat, jo për mua. Nesër do ta shikoni”, duke e shoqëruar me videon kur e kap nga fyti boksierin uellsian.

 

LEXO EDHE: VIDEO/ Florian Marku tregon gjakun e shqiptarit. Kundërshtari e provokon, luftëtari kuqezi i vendos duart në fyt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"