VIDEO/ Florian Marku tregon gjakun e shqiptarit. Kundërshtari e provokon, luftëtari kuqezi i vendos duart në fyt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 20:29

VIDEO/ Florian Marku tregon gjakun e shqiptarit. Kundërshtari e provokon, luftëtari kuqezi i vendos duart në fyt

Florian Marku do të ndeshet me 2 prill në orën 20:00 me boksierin Kris Xhenkins. Në seancën tradicionale të peshimit para sfidës së nesërme gjakrat janë nxehur mes 2 boksierëve, me Markun, i cili pas provokimeve të kundërshtarit ka reaguar duke i vendosur duart të fyt atij.

florian marku

Në video shihet sesi 2 boksierët pas një shkëmbimi fjalësh mes njëri-tjetrit fillojnë të afrohen, me Xhenkins që simbolizon shenjën e një puthje ndaj Markut.

Pas këtij veprimi kampioni kuqezi ka reaguar ashpër duke shkaktuar një situatë në të cilën u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy boksierët.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"