I skadon kontrata me Frajburgun, Abrashi gati të rikthehet tek skuadra ku shpërtheu si futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 18:05

I skadon kontrata me Frajburgun, Abrashi gati të rikthehet tek skuadra ku shpërtheu si futbollist

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi pa një periudhe 6 mujore në huazim tek zviceranët e Bazelit është rikthyer tek Frajburgu, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë përsëri larg gjermanëve.

abrashi

Sipas thashethemeve të mediave zvicerane, Amir Abrashi është gati të rikthehet tek skuadra e Grasshoperit, aty ku dhe shpërtheu si futbollist para 11 viteve. 31 vjeçari kaloi 5 sezone me zviceranët para se të transferohej në Gjermani tek Frajburgu. Për Grasshoperin, do të ishte dhe një lëvizje me vlerë pasi Abrashi do të transferohej në formën e futbollistit të lirë pas i skadon kontrata me gjermanët këtë verë.

Një faqe e tifozëve të Grasshoperit shkruan në “Instagram” për një rikthim të mundshëm të mesfushorit në skuadrën e tyre, lajm ky që është pritur mjaft mirë nga disa fansa të skuadrës duke reaguar pozitivisht për këtë lajm. Abrashi është një mesfushor me tipare mbrojtëse teksa debutimin e tij me Shqipërinë e ka bërë në vitin 2013 duke mbajtur dhe disa herë shiritin e kapitenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"