I shënoi Tiranës, mesfushori i Kastriotit: Ia dalim ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2018 | 14:44

I shënoi Tiranës, mesfushori i Kastriotit: Ia dalim ndaj Teutës

Kastrioti do të luajë transfertën e 5-të në tetë javë kampionat, ku kalendari dukshëm nuk ka qenë në favor të krutanëve, të cilët kanë zhvilluar vetëm tri sfida në shtëpi deri më tani. Pas humbjes së fundit ndaj Tiranës, krutanët do të kërkojnë autokritikë në përballjen me Teutën, edhe pse e kanë shumë të qartë se do të jetë mjaft e vështirë. Julian Shehu është njëri nga mesfushorët më premtues te krutanët.

shehu

Në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, Shehu shënoi golin e dytë, i cili rihapi takimin, por për fatin e keq Kastrioti nuk arriti të dilte me pikë, pasi bardheblutë kishin shënuar tre gola. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, Shehu shprehet: “Nuk dua ta kujtoj fare ndeshjen ndaj Tiranës, por jam i përqendruar totalisht te ndeshja e radhës ndaj Teutës, e cila është një ndeshje tepër delikate për ne. Kemi kaluar momente jo të mira gjatë javëve të shkuara, por besoj se gjërat do të ndryshojnë për mirë, duke filluar nga takimi i radhës ndaj Teutës.

Është një përballje e vështirë, pasi kundërshtari ka lojtarë të mirë dhe ka zhvilluar edhe lojëra të mira, pavarësisht humbjes së fundit. E respektojmë dhe do të shkojmë në Durrës për të luajtur futboll. Ne do të luftojmë fort për të marrë një rezultat pozitiv. Uroj që të kemi dhe pak fat”, deklaroi Shehu. Edhe në ndeshjen ndaj Teutës, Kastrioti pritet që të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që luajti edhe ndaj Tiranës, duke qenë se stafi teknik ende nuk ka vendosur që t’i “falë” lojtarët që kishte pezulluar.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"