I piraton telefonin Guardiolës, kërkon 100 mijë paund për të treguar transferimet e mundshme të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:43

I piraton telefonin Guardiolës, kërkon 100 mijë paund për të treguar transferimet e mundshme të klubit

Matajs De Ligt dhe Sokratis Papastathopulos ishin në shënjestrën e Mançester Sitit. Është një nga detajet e zbuluara nga një hetim i policisë angleze pas një sulmi kibernetik në dëm të Pep Guardiolës, nga ana e një bashkëpunëtori informatik të klubit anglez, i cili kishte bashkëpunuar me “Qytetarët” deri në vitin 2016.Guardiola-2

Prej korrikut të 2017-ës, pirati informatik mundi të filtrojë në telefonin celular të trajnerit katalanas, duke shkarkuar prej tij e-mail-e personale dhe deri tek ato të punës, të gjitha numrat e telefonit të futbollistëve të Mançester Sitit dhe emrat e transferimeve të mundshme që diskutonte me klubin. Dhe sikur të mos mjaftonte, ai kërkoi t’i shiste këto të dhëna për një shifër prej 100 mijë paundësh në monedhën virtuale “bitcoin”.

Aktualisht, spiuni është arrestuar dhe hetimet vazhdojnë sipas “The Sun”. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i akuzuari i është mburrur atyre se hyrja në telefonin e Guardiolës ishte gjëja më e lehtë që ai kishte bërë. 30-vjeçari tha se kishte biseda në lidhje me emrin e ish-qendërmbrojtësit të Ajaksit, Matajs De Ligt dhe ishmbrojtësit të Borusias së Dortmundit, Sokratis Papastathopulos.Guardiola Siti

Holandezi u transferua te Juventusi verën e shkuar, ndërsa greku firmosi për Arsenalin në vitin 2018. Ishte “The Sun” që vuri në dijeni Sitin për këtë skandal dhe më pas klubi bëri denoncimin në Policinë e Mançesterit. Pasi e ndoqi dhe i kontrolloi edhe pajisjet elektronike në shtëpi, Policia e arrestoi hakersin ditën e hënë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"