I përfundon kontrata më 30 qershor/ Një tjetër klub spanjoll kërkon të “rrëmbejë” Sadikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 23:06

I përfundon kontrata më 30 qershor/ Një tjetër klub spanjoll kërkon të “rrëmbejë” Sadikun

Armando Sadiku zhvilloi një sezon pozitiv me skuadrën e Las Palmasit në ligën e dytë spanjolle. Edhe pse skuadra e shqiptarit, nuk mundi të rikthehej në elitë, Sadiku ishte protagonist me paraqitjet e tij, duke realizuar 6 gola në sezonin që sapo lamë pas.

gol-sadiku1-640x464

31-vjeçarit nga Elbasani, i skadon kontrata me Las Palmasin më 30 qershor të këtij viti, teksa me shumë gjasa mund të kërkojë një aventurë të re. Edhe pse sulmuesit i është ofruar një kontratë rinovimi, Sadiku nuk ka preferuar të nxitohet duke shqyrtuar ofertat.

Sipas “Onda Cero” , sulmuesi shqiptar është në axhendën e Javi Rikos, Drejtorit Sportiv të Sporting Gijon, që kërkon të përforcojë sulmin me Sadikun. Në ditët në vijim pritet të zbulohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e 31-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"