“I mpirë si te dentisti”, befason Kevin De Bryjne: Nuk e ndiej gjysmën e fytyrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 15:53

“I mpirë si te dentisti”, befason Kevin De Bryjne: Nuk e ndiej gjysmën e fytyrës

Kevin De Bryjne udhëhoqi Belgjikën drejt fitores dhe kualifikimit në 1/8-at. Ai u fut në fushë në pjesën e dytë, e pas asistit për Togan Hazard gjeti kohë edhe për golin përmbysjes 2-1 ndaj Danimarkës me një të majtë të bukur.

De Bryjn Belgjika

Gjithsesi, ende ka hije dyshimi për gjendjen e tij fizike, pasi nuk është shëruar krejtësisht nga dëmtimi që pësoi në finalen e Champions-it, ku pas përballjes me Rydigerin pësoi dy fraktura në fytyrë çka e detyroi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai është kthyer në kohë rekord, por nuk gëzon gjendjen më të mirë të mundshme. Në lidhje me këtë aspekt ai ka folur edhe pas suksesit me danezët, ku ka shpjeguar, edhe me pak humor, situatën e tij pas operacionit.

De Bryjn

“Ende nuk jam krejtësisht në rregull, pasi vij pas disa javësh me problematika nga më të ndryshme. Në anën e majtë të fytyrës, aty ku kam pësuar frakturën, praktikisht nuk ndiej asgjë.

Më duket vetja sikur të kem bërë anestezi te dentisti. Doktorët më kanë shpjeguar se nervi më është dëmtuar rëndë, më kanë thënë se do të duhen edhe 6 muaj që të rikthehet totalisht në normalitet. Ndonjëherë, në duele kam ende frikë të fus kokën, por kjo është e kuptueshme pas gjithë atyre vështirësive që kalova”, ka deklaruar Kevin de Brujne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"