I mahniti të gjithë në Angli, mesfushori i Shpresave firmos kontratë të re trevjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 19:07

I mahniti të gjithë në Angli, mesfushori i Shpresave firmos kontratë të re trevjeçare

Anis Mehmeti është bërë brenda pak muajsh një nga emrat më të përfolur në kategorinë e tretë angleze. Futbollisti i cili është bërë pjesë e Uajkomb, po shënon me vazhdimësi dhe po tregon aftësi të jashtëzakonshme me skuadrën e cila është kthyer në pretendente për ngjitjen në kategorinë e dytë.

anis mehmeti

Ndaj pakkush kishte dyshim që për të do të vinte shpejt edhe momenti i firmës në një kontratë të re profesioniste, në mënyrë që të sigurohej e ardhmja e tij në klub, por edhe kushte më të mira financiare pasi deri tani ai trajtohej si një lojtar që vinte nga akademia. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.

“Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championshp ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.


PANORAMASPROT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"