I.Lika: Turp, Etika vendime skandaloze, më kanë dëmtuar familjen, i çojmë në Lozanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2015 | 12:44

I.Lika: Turp, Etika vendime skandaloze, më kanë dëmtuar familjen, i çojmë në Lozanë

Ilion-Lika-te-FlamurtariIlion Lika thyen heshtjen. Portieri i Flamurtarit, i pezulluar për 6 muaj nga Komisioni i Etikës, ka folur më në fund në lidhje me këtë çështje, ndërsa e cilë- son një turp të madh.

Në një bisedë për “Panorama Sport”, gardiani i vlonjatëve, Lika, pohoi se është pro dënimit të fenomeneve negative të trukimeve, por për rastin konkret, sipas tij, Etika ka gabuar rëndë.

“Është mirë kur mblidhet Komisioni i Etikës për një fenomen etik. Është po ashtu shumë mirë dhe pozitive kur ky komision mblidhet për të pastruar fenomenin, që është vërtet gangrenë dhe mjaft negativ, siç është ai i trukimit të ndeshjeve. Por kur shikon që ky vendim është vetëm një justifikim që t’i tregojnë botës që po punojnë, ky është një turp shumë i madh. Ky komision merr vendime në mënyrë arbitrare, skandaloze, të paanalizuara më parë dhe pa pasur fare fakte dhe prova.

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"